Mexhiti: Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” po merr formë
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, realizoi vizitë në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, ku nga afër inspektoi ecurinë e punimeve që po zhvillohen në kuadër të këtij projekti të rëndësishëm për arsimin e lartë. Gjatë vizitës u konstatua se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa kampusi po merr formë çdo ditë e më shumë. “Kampiusi i Universitetit ‘Nënë Tereza’ është investim në dije, arsim dhe në të ardhmen e gjeneratave të reja. Është kënaqësi të shohësh se ky projekt po avancon me ritëm të mirë,” u shpreh Mexhiti.