Samet Bislimi: Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së
Samet Bislimi ka vlerësuar se ndryshimet që po ndodhin në Tetovë janë rezultat i punës së kryetarit të komunës, Bilall Kasami, duke shtuar se qytetarët tashmë po i shohin këto ndryshime në praktikë. Ai ka kritikuar edhe protestat dhe deklaratat e BDI-së, duke i cilësuar si përpjekje për propagandë politike nga ata që, sipas tij, për vite me radhë nuk sollën rezultatet e pritura për qytetin. “Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së. Ata e dinë mirë kush punon për Tetovën dhe kush përpiqet të manipulojë opinionin publik”, është shprehur Bislimi.