GazetaMax
LIFESTYLE

Ju prezantojmë super talentin Antigon, malësorin nga Amerika

Personazhit tonë i shkon ajo shprehja që talenti edhe lind e mësohesh që kur je i vogël. E kemi fjalën për Antigon Gjokaj që kur ka qenë 5 vjeç ka nisur të merret me muzikë e më pas ka luajtur me kitarë duke e mësuar atë që kur ishte 12 vjeç që duhet të themi ai është një super talent. Që kur ishte adoleshent ai pasionin për muzikën e hedh në letër duke shkruar këngë që kur ishte 13 vjeç për ta fuqizuar më pas dashurinë e instrumentëve në moshën 16 vjeçare, ku nisi të luajë me piano e duke krijuat këngët për vetem. Antigoni këngët i shkruan vetë por duke pasur një ndihmë edhe nga studio në Michigan me emrin ” Parallel Sounds” ku realizon mix masterin e ku ka pasur përkrahje dhe nga producenti “Papercompany”.

Artisti talent me origjinë nga Tuzi i Malësisë jeton në Michigan dhe në New York, dhe që për shkak të punës lëviz kudo e jeton në shumë vende. Antigoni tregon se falenderon shumë familjen që e përkrah gjithmonë dhe besojnë në kulmin e suksesit të tij në të ardhmen.Ne mësojmë se albumi i Antigon do të publikohet muajin që vjen me 16 Prill dhe do ketë muzikë pop, dark me ritëm të viteve të 80-ta. Frymëzimi i tij ka qenë dhe mbetet Michael Jackson por edhe aktuali The Weeknd, ky i dyti është njëjtë si shqiptari Antigon, pasi të ty inspirohen nga idhulli i tyre Jackson.

Antigoni synon ende më larg që muzika e tij të dëgjohet qoftë nga shqiptarët por edhe të huajit, duke bërë krenar kudo popullin e tij e duke shkuar në hapat e suksesit si : Dua Lipa, Rita Ora, Gashi etj. Ai gëzohet shumë kur dëgjon për sukseset e artistëve shqiptarë kudo në botë, e nëse do ti jepet mundësia do të kishte dashur të kishte një bashkëpunim me yjet që përmendem më lart por edhe me ata që janë e veprojnë në tokën shqiptare si: Yll Limani, Ledri Vula etj. e shpreson se një ditë do ta ketë këtë mundësi. Ky ishte Antigon Gjokaj e shënoni mirë këtë emër pasi shumë shpejt do të jetë ylli tjetër shqiptar në botë.

Related posts

Mjalti ndihmon trajtimin e herpesit në buzë

e-max

5 zakonet që ju bëjnë më të stresuar sipas shkencës

e-max

Mënyrat natyrale për të qetësuar nervat dhe durimin

e-max