GazetaMax
Ballina

4 presidentë në Kiev, Polonia dhe vendet baltike premtojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështetje për në BE

Presidenti i Polonisë, Lituanisë, Letonisë, dhe Estonisë udhëtuan drejt Kievit të mërkurën për tu takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, vizitë kjo e cilësuar si një shenjë e madhe mbështetje teksa trupat ruse tani thuhet se po planifikojnë një sulm të ashpër në lindje të Ukrainës. Të 4 ata i bashkohen kështu një numri  në rritje të politikanëve europianë që vizitojnë  Ukrainën që kur u pushtua nga rusët.

Presidenti i Lituanisë,  postoi një foto nga treni me liderët e tjerë, duke  thënë se vizita e tyre ka si qëllim midis të tjerash përçimin e mesazhit të mbështetjes së Kievit ushtarakisht dhe politikisht.

Ndërsa zyra presidenciale polake, tha se takimi u fokusua edhe në ndihmën konkrete për civilët, si dhe investigimin e krimeve të luftës.  E po ashtu edhe mbështetjen që Ukraina  të bëhet pjesë e BE sa më shpejt.

Takimi vjen një ditë pasi presidenti Joe Biden cilësoi krimet e luftës në Ukrainë si genocid, ndërsa lideri rus Vladimir Putin tha se Kremlini do të vazhdojë qetësisht operacionin e tyre derisa të arrijnë të plotësojnë të gjitha objektivat e tyre.

Presidenti gjerman gjithashtu ishte planifikuar të merrte pjesë në vizitë , por Kievi zyrtar e bëri të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur,

Media gjermane Bild raportoi se Zelensky kishte refuzuar vizitën e tij për shkak të lidhje të ngushta të Steninmer me Rusinë vitet e fundit.

Related posts

Profil: 65 vjet jetë dhe karrierë veprimtari e politikani/Ali Ahmeti, Mocarti i politikës shqiptare!

Gazeta Max

Gratë shtatzëna që marrin ilaçe për epilepsi kanë deri në katër herë më shumë gjasa të kenë fëmijë me autizëm ose aftësi të kufizuara në të mësuar, paralajmëron studimi

Gazeta Max

Studimi zbulon se foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri mbi një vit kanë pikët më të larta në testet e të menduarit në adoleshencë

Gazeta Max