GazetaMax
Lajme

6 Marsi, Celibashi: Zgjedhjet e para që KQZ certifikon pa asnjë kontestim

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se pas 30 vitesh kjo është hera e parë që KQZ certifikon një rezultat zgjedhor pa asnjë kontestim.

“Pas ndryshimit të sistemit në vend, pas 30 vitesh dhe zgjedhjesh në Shqipëri, për herë të parë KQZ certifikon një rezultat zgjedhor pa asnjë kontestim nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse.”, shkruan Celibashi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 Marsit, koalicioni i Berishës me LSI doli forcë e dytë, duke e spostuar Lulzim Bashën në të tretin.

‘Shtëpia e Lirisë’ fitoi në Shkodër dhe doli forcë e 2 në 4 bashki të tjera, duke u mundur nga Basha vetëm në Rrogozhinën.

Related posts

Për shkak të “Maratonës” nesër regjim i veçantë i komunikacionit

Gazeta Max

Ambasada e SHBA-së: Mbesin në fuqi sanksionet për Mijallkovin

Gazeta Max

Pendarovski – Fajon: Raporti i KE-së është udhërrëfyes për zbatimin e mëtejmë të reformave

Gazeta Max