GazetaMax
Kuriozitete

Sot do të mësohen çiftet e çerekfinales në garat europiane

Sot priten të mësohen dyshet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, Ligës Europa dhe Ligës së Konferencave. Në orën 12:00 do të hidhet shorti për ekipet që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ajo e Ligës Europa është planifikuar për në 13.30. Shorti për Ligën e Konferencave do të jetë më 15.30.

Tetë ekipet që kanë kaluar tutje në Ligën e Kampionëve janë: Real Madrid, Man. Siti, Bajern Munih, Çellsi, Atletiko Madrid, Liverpul, Viljareal dhe Benfika.

Pas ndarjes së ekipeve në Ligën e Kampionëve do t`i mësojmë edhe kundërshtarët në Ligën Europa.

Ekipet që kanë kaluar në çerekfinale janë: Barcelona, Frankfurt, Uest Ham, Olimpik Lioni, Atalanta, Braga, Renxhers, Lajpcig.

Related posts

Zbulohen detajet e kontratës së Kessie me Barcelonën

Gazeta Max

Binotto: Nuk shoh arsye pse s’mund t’i fitojmë 10 garat e fundit

Gazeta Max

Zaniolo përshëndetet me Romën: Ishte një nder, jam përjetësisht falënderues

Gazeta Max