Milanit po i rrezikohet ylli kryesor i skuadrës, Rafael Leao.
Raportime nga ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se skuadra londineze, Chelsea janë vënë pas anësorit portugez, Rafael Leao.
Leao është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Serie A, kur Milan u kurorëzua edhe me titull kampioni. Paraqitjet e tij brilante kanë marrë vëmendje të shumë skuadrave.
Milan nuk synojnë të shesin kartonin e lojtarit dhe i kanë bërë një ofertë për rinovim kontrate, megjithatë, konkurrencë do të ketë.
Milan duan t’i shtyjnë lojtarit kontratën deri në vitin 2026.
Nëse Chelsea duan ta transferojnë lojtarin tani, ata duhet të paguajnë një klauzolë prej 150 milionë euro.
previous post