GazetaMax
Lajme

LSM: Shpenzimet minimale të jetesës në korrik 47.042 denarë

Shkup, 9 gusht – Shpenzimet minimale të një familjeje për muajin korrik janë 47.042.000 denarë, tregojnë llogaritjet e Lidhjes së sindikatës së Maqedonisë (LSM). Sipas Sindikatës, kjo shumë nuk mjafton as për familjet ku ka dy të punësuar të cilët kanë të ardhura nga një pagë mesatare dhe një pagë minimale.

“Njëkohësisht, duke e pasur parasysh se inflacioni prej 16 për qind e zhvlerëson vlerën e pagave dhe prej këtu shuma prej 18.000 denarë aq sa është paga minimale në Maqedoni, ka vlerë reale prej 15.120 denarë, dhe shumën e pagës mesatare neto prej 31.525 denarë ka vlerë reale prej 26.481 denarë, me çka dukshëm është varfëruar punëtori dhe qytetari i vendit”, thonë nga LSM-ja.

Theksojnë se politikat qeveritare për vetëm pesë muaj nga rritja e pagës minimale në 18.000 denarë sërish e kanë kthyer vlerën e saj në nivelin para marsit të këtij viti, gjegjësisht me një pagë minimale të punëtorëve të mund të blejnë vetëm ushqime dhe pije, aq sa ishin të nevojshme në muajin korrik (17.842,91 denarë).

“Punëtorëve u nevojiten harmonizime urgjente të pagave për amortizimin e goditjes së inflacionit, ndërsa kjo do të thotë që Qeveria t’i harmonizojë pagat për 18.4 për qind deri në shtator në përputhje me Ligjin, ndërsa në kundërshtim siç i dënon Qeveria punëtorët, ashtu punëtorët do ta ndëshkojnë Qeverinë dhe e njëjta gjë ka të bëjë edhe për punëdhënësit”, tregojnë nga LSM-ja.

Related posts

Ademi takim me deputetët austriak: Austria partner i rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE

Gazetamax.mk

Izet Mexhiti kundër vendimit të Qeverisë për largimin e kazinove nga shkollat dhe Xhamitë

Gazetamax.mk

Kryeministri shqiptar/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Camaj: Ali Ahmeti me vizion largpamës, faktorizoi shqiptarët me rol dinjitoz

Gazetamax.mk