Shehaj-Ramës në Kuvend: Nuk mund të flasësh për familjet pasi keni vjedhur shqiptarët, jep dorëheqjen

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend teksa ai mbante fjalën për buxhetin e shtetit për vitin 2027.

Shehaj thekson se Rama nuk është në kushtet për të folur për buxhetin e familjeve, në një kohë që SPAK ka zbuluar se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka abuzuar me të paktën 1 miliard euro të qytetarëve.

Shehaj kërkon që kryeministri të japë dorëheqjen dhe të japë llogari për paratë që qeveria e tij u ka vjedhur shqiptarëve.

“Çfarë hipokrizie! Rama flet për koston e jetesës, ndërkohë që Balluku akuzohet për 1 miliard euro abuzime me paratë e shqiptarëve, ndërsa Veliaj e kërcënon nga burgu.

Përpara se t’u flasë shqiptarëve për hallet e tyre, Rama duhet të japë llogari për vjedhjen që i ka bërë atyre! Duhet të japë dorëheqjen!”, shprehet Shehaj.

Burimi:botasot.info