GazetaMax
Lajme

Tre të arrestuar për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës

Shkup, 13 Shtator – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraim.

Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

“Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related posts

Hamidi: M-NAV nuk shfrytëzon të holla nga buxheti i shtetit, as për paga as për investime kapitale

Gazeta Max

Lotaria shtetërore mban llogari për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Gazeta Max

Bytyqi: ADA vjen së shpejti – asistenti i parë digjital në sektorin publik në rajon

Gazeta Max