GazetaMax
Lajme

Gërkovska – Tunjan: Mbështetja e SIGMA-s është shumë e rëndësishme

Shkup, 14 shtator – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, sot ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e SIGMA/OECD të udhëhequr nga Bagrat Tunjan, përgjegjës për bashkëpunim ndërmjet SIGMA-s dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Gërkovskës, gjatë takimit ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që SIGMA i jep shtetit, veçanërisht në pjesën e definimit të Strategjisë kombëtare për reformat në administratën publike, bashkëpunimin me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë në fushën e planifikimit strategjik, si dhe për reformat në menaxhimin e financave publike.

“Delegacioni i SIGMA-s e informoi zëvendëskryeministren Gërkovska për mbështetjen profesionale që ofrojnë në procesin e harmonizimit të pagave në administratën dhe institucionet shtetërore dhe përcaktimin e kritereve me të cilat paguhen pagat”, thuhet në kumtesë.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se ky proces është shumë i rëndësishëm dhe se Qeveria është e vendosur në përkushtimin e saj për të përcaktuar kriteret në bazë të të cilave do të përcaktohen pagat në institucionet shtetërore.

Gërkovska theksoi se bashkëpunimi me organizatën SIGMA/OECD është vendimtar, sepse ekspertiza e tyre është e rëndësishme në krijimin e politikave të ardhshme.

Related posts

Osmani për vizitë të parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Gazetamax.mk

Në Korab nga infarkti ka vdekur një alpinist 60 vjeçar

Gazetamax.mk

Që nga ardhja e Arsovskës, Shkupi nuk pa dritë me sy! A është dorëheqja zgjidhja më e mirë?

Gazetamax.mk