GazetaMax
Lajme

Ndryshime ligjore për monopolin e Postës në shërbimet postare të rezervuara deri në fund të vitit 2023

Shkup, 23 shtator – Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë të drejtë ekskluzive për të siguruar shërbime postare të rezervuara deri më 31 dhjetor të vitit 2023, parashikon Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimet postare, që me procedurë të shkurtuar, sot mori mbështetje nga komisioni amë kuvendor.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji pa diskutim e ka përcjellë Projektligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend, pasi zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ka raportuar se nuk janë paraqitur amendamente për ndryshimet e propozuara ligjore.

Me Propozimin shtohet nen i ri 41a, me të cilin operatorit kombëtar i jepet mundësi për të vazhduar ofrimin e shërbimit universal që ofron artikuj të korrespondencës së kategorisë standarde në peshën e parë.

Mundësia që operatori kombëtar të ketë të drejtën ekskluzive për të ofruar shërbime postare të rezervuara deri më 31 dhjetor 2023, parashikohet në nenin 4.

Tregu i shërbimeve postare u hap shkurt për konkurrencë të plotë më 1 janar të vitit të kaluar kur u hoq monopoli postar, por më 14 korrik të vitit 2021 u prezantua një amendament legjislativ i cili më pas rivendosi monopolin postar. Hapja e plotë e tregut u bë sërish më 1 janar të këtij viti, dhe me ndryshimet e propozuara në Ligjin për shërbimet postare, duhet të mundësohet sërish e drejta ekskluzive për operatorin kombëtar për shërbimet e rezervuara postare. Pjesa e rezervuar për Postën e Maqedonisë së Veriut si ofrues i shërbimit universal ka të bëjë me dërgesat me korrespondencë (letra dhe kartolina) deri në 50 gram me të drejtë ekskluzive për çmimin. Shërbimin postar të rezervuar mund ta kryejnë edhe operatorët privatë të postës, por me një çmim që është të paktën dy herë e gjysmë më i lartë se ai i ofruar nga ofruesi i shërbimit universal.

Related posts

Promovimi i projektit GIZ – “EU4Business: Mbështetje për integrimin ekonomik rajonal”

Gazetamax.mk

“Certifikata e martesës” në Durrës, komedia premierë elektrizoi publikun

Gazetamax.mk

Kutirov: Filloi zbatimi i deklaracioneve të gjelbra doganore, doganimi përfundon për një orë

Gazetamax.mk