Bashkëkryetari i Vlen, Izet Mexhiti ka nënshkruar sot në Librin e Zisë të hapur në Ambasadën e Shtetit të Katarit, duke shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emirit të Katarit.
Në mesazhin e tij, Mexhiti vlerësoi se Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani ishte një personalitet që la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të Shtetit të Katarit.
“Vizioni, udhëheqja dhe kontributi i tij në modernizimin e vendit do të mbeten pjesë e trashëgimisë së tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Duke nënshkruar në Librin e Zisë, Mexhiti shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta dhe solidaritetin me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjen mbretërore dhe popullin mik të Katarit për këtë humbje të madhe.
