GazetaMax
Ballina

Pesë gjërat e jashtëzakonshme që bën truri kur je në gjumë

Truri merr vendime: Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime, ndonëse janë të pandërgjegjshme, të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.
Truri përforcon kujtimet: Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra. Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.
Truri nxit aftësitë krijuese: Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizimin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë. Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.
Eliminon toksinat: Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa “punë shtëpie”. Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.
Truri përforcon aftësitë automatike: Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjata. Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut, si për shembull ngjarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë. Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike. Këto pese funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqenien mendore dhe fizike të njeriut.

Related posts

Pse duhet t’i falim edhe ata që nuk e meritojnë

Gazeta Max

Studimi zbulon efektin anësor të pazakontë të paracetamolit që vë në pikëpyetje shitjen pa recetë

Gazeta Max

Ide kreative si të keni më pak rrëmujë në shtëpi

Gazeta Max