GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti: 20 vjet jam mësuar me pakënaqësi të tilla ne BDI, por kemi dalë çdo herë edhe më të fortë

Ali Ahemeti, sot nga Tetova ka folur për pakënaqësitë e fundit të një grup deputetësh, kryetar komunash dhe funksionarë të tjerë të BDI-së.

Ai tha se gjithmonë ka pasur pakënaqësi dhe do të ketë gjithmonë gjëra të tilla, por sipas Ahmetit, e rëndësishme është që shumica e Bashkimit Demokratik nuk do anarki, por debat të hapur, të rregullt dhe shkencor.

I pyetur nga gazetarët se a do të kandidoj për kreun e BDI-së duke pasur parasysh se në 2023 do të ketë zgjedhje brenda partiake ai deklaroi se misionin e tij ende nuk e ka përmbyllur pasi që sipas tij vendi ende nuk është antarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Unë kam thënë që nuk jam funksionar por jam misionar për derisa vendi akoma nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në Nato kështu që misioni imë akoma nuk është kryer në qafë do më keni edhe nja katër vite, deklaroi Ali Ahmeti kreu i BDI-së.

Related posts

Mickoski vazhdon takimin me ambasadorët, u thotë se duhen zgjedhje të parakohshme

Gazetamax.mk

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Gazetamax.mk

“Përforcimi në krizë: roli i politikave” – konferencë e BP dhe BEI për 30 vjet pavarësi monetare

Gazetamax.mk