GazetaMax
Sport

Raheem Sterling për formën e Anglisë: Nuk është koha për panik

Raheem Sterling mendon se nuk është koha që kombëtarja angleze të bëj panik.
Anglia po kalon në një periudhë aspak të mirë.
Në pesë ndeshje në Ligën e Kombeve kanë tri humbje dhe dy barazime.
Kjo ka bërë që të vihet presion në trajneri e kombëtares, Gareth Southgate.
Ishte anësori i Chelseat, Raheem Sterling që i doli në krah trajnerit anglez.
“Për atë që ka bërë që kur ka qenë në punë, na ka çuar në një gjysmëfinale dhe një finale, dhe kjo thjesht tregon drejtimin në të cilin po shkojmë.
Po, ne e dimë se nuk jemi në nivelin që mund të jemi tani, por unë ende mendoj se kemi gjëra pozitive për të parë”, u shpreh lojtari për Southgate.
Tutje, vazhdoi se nuk duhet të krijohet panik dhe se do ta dëshmojnë vetën në Botëror.
“Ne jemi gjithmonë nën atë presion për të fituar, dhe kjo humbje e vogël e formës nuk është diçka për të cilën duhet të kemi panik. Tani kemi një mundësi të madhe që vjen në dimër për të dalë dhe për të treguar se çfarë mund të bëjmë përsëri”, përfundoi ai.
Pas rezultateve jo të mira në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, Anglia ka rënë në grupin B.

Related posts

Kuka i lumtur me suksesin e Laura Fazliut në evropian

Gazetamax.mk

Elliot ofron 100 milionë euro, Milan bën gati listën e përforcimeve

Gazetamax.mk

Laporta flet për Dembelen, ja pse po ndihet krenar tani!

Gazetamax.mk