GazetaMax
Lajme

Stokomak kërkon falje dhe heqë nga shitja narezakun me mish derri (foto)

Shkup, 28 shtator — Zinxhiri i marketeve “Stokomak” ka kërkuar falje nga të gjithë besimtarët musliman për narezakun me certifikatë Hallall dhe me përmbajtje të mishit të derrit, njofton Zhurnal.

Siç shprehen nga Stokomak, gabimi ka qenë i paqëllimshëm ndërsa gabimi qëndron te dizajnimi i ambalazhit.

Ata njoftojnë se janë përpunuar të dyja dizajnet dhe gabimi ka ndodhur gjatë aplikimit të shenjës së certifikatës Hallall.

“Pasi është vërejtur kjo e metë serioze, i njejti dizajn i kontestueshëm i ambalazhit u tërhoq menjëher nga të gjitha marketet tona dhe nuk është më në shitje. Kjo mangësi do të ndryshohet së shpejti nga prodhuesi dhe produktet me paketim të korrigjuar do të jenë sërish të disponueshme për shitje.

Ju falenderojmë të gjithëve që me kritikat e tyre me qëllimin më të mirë na vunë në dukje këtë gabim serioz të paqëllimshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne në rrugën e krijimit dhe për ruajtjen e marrdhënieve tona afatgjata dhe besnike me klientët tanë të çmuar”, janë shprehur nga Stokomak./Zhurnal.mk

Related posts

Ka mungesë kuadri në spitalin e Kumanovës, rikthehet në punë mjekja me akuzë për mito

Gazetamax.mk

Dhënia e të dhënave personale në internet, qytetarët ndihen të shqetësuar

Gazetamax.mk

“Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmerive të publikut

Gazetamax.mk