GazetaMax
Ballina

Sëmundjet e zemrës po rriten

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Edhe në Kosovë kjo ditë u shënua me aktivitete.

Me moton “Duaje Zemrën Tënde” u shënua Dita Botërore e Zemrës në Kosovë. Aktivitet ky i zhvilluar nga Shoqata e Kardiologëve të Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për të parandaluar dhe trajtuar me kohë sëmundjet kardiovaskulare.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës pohojnë se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jënë në rritje në vendin tonë.

Sipas Shoqatës së Kardiologëve sëmundja më e shpeshtë kardiovaskulare në Kosovë është ataku në zemër, derisa nuk përjashtohen edhe llojet e tjera të sëmundjeve.

Gjinia mashkullore është ajo e cila ka gjasa më të mëdha që të preket më shumë nga sëmundja e atakut të zemrës.

Çdo vit mbi shatëmbëdhjetë milionë njerëz vdesin para kohës nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasëset numër një në botë dhe deri në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në 23 milionë.

Related posts

Beatrix bën ndryshim drastik në pamjen e saj

Gazeta Max

Mjekja Grozdanova: Shumë pak vajza vaksinohen me HPV, prindërit ta marin punën seriozisht

Gazeta Max

Shtrenjtimi ka ulur konsumin e mishit

Gazeta Max