GazetaMax
Sport

Ancelotti për ndeshjen ndaj Osasuna: E merituam fitoren

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur pas barazimit ndaj Osasuna.
Mbrëmë ‘Mbretërit’ ndan pikët me Osasunën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në La Liga.
Në gjashtë takimet e para ekipi i Realit kanë arkëtuar pikët e plota, por mbrëmë nuk e arritën.
E, pas ndeshjes ka komentuar edhe vetë trajneri i ‘Los Blancos’, duke thënë se e kanë merituar fitoren
“Pranuam një krosim nga qendra e fushës dhe më pas morëm një goditje. Ndeshja ishte nën kontroll dhe në fund e merituam fitoren”, u shpreh italiani.
Tutje, ai u pyet për Karim Benzema, pasi nuk u tregua i saktë nga penalltia, Ancelotti u shpreh:
“Nuk ishte ndeshja e tij më e mirë, është normale. Ai është stërvitur shumë dhe ndoshta nuk është aq i freskët, por duhej të punonte për ndeshjet e ardhshme”.
Kështu nga ai barazim Reali ka pozitën e dytë, me 19 pikë, aq sa ka edhe rivali Barcelona.

Related posts

Vedat Muriqi do të kthehet sërish në Lazio

Gazetamax.mk

West Ham shton interesimin për Armando Broja

Gazetamax.mk

Lajm “bombë”, Milan gjen zëvendësuesin e Rebic te Inter

Gazetamax.mk