GazetaMax
Lifestyle

Si ndikon mungesa e kaliumit tek cilësia e gjumit

Mineralet si hekuri, magnezi dhe kaliumi janë shumë të rëndësishme për organizmin, cilësinë e jetës por edhe gjumin.
Kaliumi është një nga mineralet më të dobishme për njeriun.
Ai shërben për t’i bërë muskujt më të fortë, nervat më funksionalë dhe qarkullimin e gjakut më të shëndetshëm.
Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha.
Doza e rekomanduar ditore të kaliumit është 4,700 mg në ditë, ndaj  gjasat janë që njerëzit të vuajnë problemet që shkakton mungesa e kaliumit janë të mëdha.
Si Ndikon Mungesa e Kaliumit Tek Cilësia e Gjumit
Kaliumi ka potencialin të nxisë dhe përmirësojë cilësinë e gjumit.
Rrjedhimisht prania e kaliumit në organizëm shmang pagjumësinë e cila në vetvete shkakton probleme të tjera.
Studimet kanë zbuluar se nivelet e ulëta të kaliumit në organizëm kanë një lidhje të fortë me lodhjen, drobitjen dhe plogështinë gjatë ditës por edhe me luhatjet e humorit.
Sipas këtyre të dhënave, mbi 20 përqind e njerëzve që vuajnë nga çrregullime mendore kanë mungesa kaliumi në trup.
Për këtë arsye, nëse mungesa e kaliumit e bën njeriun të ndihet më i drobitur gjatë ditës, në mbrëmje cilësia e gjumit do të jetë e keqe dhe gjumi vetë i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen e nevojshme.
Mineralet Që Ju Nevojiten Për Një Gjumë Të Mirë
Nëse njeriu fle më pak se 7 orë çdo natë, rreziku i vdekjes së parakohshme dyfishohet.
Hekuri
Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.
Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.
Magnezi
Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.
Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.
Magnezin e gjeni tek barishtet, farat e kungullit dhe disa arrorë.
Kalciumi
Mungesa e kalciumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave.
Sasia e rekomanduar suplementare është 1,000 mg për të rriturit deri në 50 vjeç dhe 1,200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç.
Kalciumin e gjeni tek barishtet, sardelet dhe farat e susamit.

Related posts

Studimi zbulon se foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri mbi një vit kanë pikët më të larta në testet e të menduarit në adoleshencë

Gazetamax.mk

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

Gazetamax.mk

Kur dy njerëz janë të destinuar të qëndrojnë së bashku, herët a vonë do të takohen përsëri

Gazetamax.mk