GazetaMax
Ballina

BDI e Tetovës me Ali Ahmetin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të takimeve të zhvilluara me të gjithë degët e partisë tashmë pas konsolidimit të kryesive të tyre, sot ka pritur në takim degën e BDI-së në Tetovë, në krye me kryetarin Faton Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ahmeti dhe dega e Tetovës kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, konsolidimin e degës si dhe sfidat me të cilat përballen.

“Takim i këndshëm i Kryetarit, z. Ali Ahmeti me Kryesinë e degës së Tetovës. Ishte kënaqësi të bashkëbisedohet për të arriturat e deritanishme dhe projektimin e synimve të reja”, kështu ka njoftuar kryetari i degës së Tetovës, Faton Ahmeti pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Related posts

Nuhatja e ushqimit shkakton shtim të peshës trupore

Gazeta Max

Analistët/ “Frontit për Europë” si mburojë ndaj rrymave anti-europiane

Gazeta Max

U pa duke u puthur me Florin, Liberta zbulon gjithçka

Gazeta Max