GazetaMax
Lajme

Qeveria konfirmoi dy propozim ligje për ratifikime të marrëveshjeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Shkup, 10 tetor – Qeveria në mbledhjen e sotme të 89-të konfirmoi dy propozim-ligje për ratifikimin e marrëveshjeve, të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat kanë të bëjnë me marrëveshjet e nënshkruara gjatë bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, është konfirmuar Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sfera e njohjes së ndërsjellë të diplomave dhe niveleve shkencore të dhëna nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara, qëllimi i të cilave është që të lehtësohen procedurat e njohjes.

“Kjo është paraparë përmes lehtësimit të bashkëpunimit institucional në sferën e njohjes së diplomave dhe niveleve shkencore nga arsimi i lartë, të fituara në vendet e palëve të dakorduara, mes zyrave ENIC/NARIC”, bëhet e ditur në kumtesën nga mbledhja e Qeverisë.

I dyti është Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtjen nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor, qëllimi i të cilave është që palët dakorduese, në përputhje me kapacitetet e tyre adekuate në dispozicion, ta ndihmojnë njëra-tjetrën, në rast të katastrofave, kur pala dakorduese kërkues, nuk është në gjendje të përballet me pasojat nga katastrofa, duke i shfrytëzuar resurset e veta.

Related posts

Trençevska: Për SASHK-un të rëndësishme janë vetëm paratë

Gazetamax.mk

Gjykata Kushtetuese nuk inicon procedurë as për Talat Xhaferin as për Artan Grubin

Gazetamax.mk

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim homologen e tij zviceriane, Irene Kelin

Gazetamax.mk