GazetaMax
Ballina

Gjestet romantike që jua bëjnë lidhjet më të fortë se asnjëherë më parë

Shumica prej nesh duam të plakemi me dikë afër vetes, por studimet tregojnë se shkalla e martesës është në rënie dhe kjo na ka bërë të mendojmë se lidhjet afatgjate janë një mit apo thjesht nuk ia vlejnë.
Sidoqoftë, kjo nuk është fare e vërtetë. Dashuria dhe lidhjet janë të komplikuara, por ka këshilla të lehta dhe praktike të cilat nëse i aplikoni mund ta nxirrni më të mirën nga to për ta forcuar lidhjen.
Më poshtë i keni disa prej këtyre këshillave që janë recetë për një lidhje të fortë e të lumtur.
Gjithmonë mbajeni një ëndërr të vogël në mendje
Të pasurit një ëndërr të përbashkët ju bën që së bashku të shpresoni për një synim. P.sh. mendoni që të kurseni para për një udhëtim jashtë vendit apo për një veturë të re.
Ndoshta është mirë të mendoni për ta rinovuar dhomën e gjumit ose çfarëdo tjetër.
Sido që të jetë, ëndrrat e përbashkëta janë mënyrë pozitive për t’ju mbajtur të lidhur dhe të lumtur.
Shkruani detajet për dëshirat e thjeshta të partnerit
Nëse gjithmonë e harroni atë se çfarë ka dashur si dhuratë për ditëlindje, atëherë mbajtja e shënimeve është zgjidhje për shumë probleme.
Secilën herë që partneri flet për një restorant që dëshiron ta vizitojë, një film që dëshiron ta shikojë apo diçka që dëshiron të blejë, shkruajeni atë.
Planifikoni befasi të vogla për shpirtin binjak
Pas muajve të parë të lidhjes, shkëndijat janë më të vogla dhe mësoheni me partnerin.
Prandaj befasojeni partnerin me ëmbëlsira të preferuara, me një dush të nxehtë pas një dite të lodhshme apo shkoni diku bashkë.
Punoni bashkë në një projekt
Krijoni diçka bashkë, vetëm ju të dy, në mënyrë që të bëheni ekspertë të punës në ekip.
Mund të bëni diçka të thjeshtë si gatimi, ridekorimi i shtëpisë apo lyerja e derës kryesore.
Përqafohuni – kontakti fizik ju bën të ndiheni të dashuruar
Prekja njerëzore është aq e fuqishme saqë mund ta përçojë dashurinë pa thënë ndonjë fjalë.
Veç kësaj, përqafimi liron oksitoksin, njohur ndryshe si hormon i dashurisë.
Kjo ju bën të ndiheni të lumtur, të sigurt dhe të lidhur – apo thënë më thjesht, të dashuruar.

Related posts

Flini gjysmë ore pasdite, rekomandojnë shkencëtarët

Gazetamax.mk

Kryetari Ahmeti përgëzon Shaip Kamberin për mandatin e ri të fituar

Gazetamax.mk

Ju njohim me këngëtarin Kushtrim Thaqi, gati një super projekt nga Nurtel

Gazetamax.mk