GazetaMax
Lifestyle

Sekreti i rënies nga pesha, kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm
i shëndetit të organizmit.
Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e
rëndësishme, thonë ekspertët.
Një studim i publikuar në revistën Nutritional
Science, të cilit i referohet AgroWeb.org, këshillon se ushqyerja në bazë të
kohës mund t’ju vijë në ndihmë për të humbur kilogramët e tepërt.
Ushqyerja në bazë të orareve
Kjo metodë ka të bëjë me konsumin e ushqimit
në orare të caktuara gjatë ditës.
Në studimin e lartpërmendur, pjesëmarrësit u
ndanë në dy grupe.
Grupi i parë konsumonte mëngjesin 60-90 minuta
më vonë se zakonisht dhe darkën 60-90 minuta më herët.
Grupi i dytë iu përmbajt rutinës së përditshme
të ushqyerjes.
Në fund të studimit, ekspertët zbuluan se
grupi i parë kishte humbur më tepër kilogramë dhe kishte reduktuar sasinë
ditore të kalorive.
Për më tepër, ky grup kishte reduktuar edhe
faktorët  e rrezikut të shëndetit siç
është kolesteroli i lartë.
Falë këtyre rezultateve, ekspertët thanë se
ushqyerja e kufizuar në bazë të kohës ishte shumë efikase në humbjen e masës
dhjamore.
A duhet të jetë fleksibile ushqyerja
Pjesëmarrësit në studim e patën të vështirë
t’i përmbaheshin orareve kufizuese të ushqyerjes.
Këto orare herë pas here ndërhynin me
angazhimet e ndryshme shoqërore dhe familjare.
Megjithatë, 43 përqind e tyre thanë se do të
vazhdonin me këtë regjim nëse oraret do të ishin më fleksibël.
Nisni të largoni pak e nga pak orarin e
mëngjesit dhe të afroni nga pak orarin e darkës deri sa të arrini ta afroni me
60-90 minuta.
Një qasje më e lehtë është kombinimi i
regjimit me orare të kufizuara me regjimin e kufizimit të ushqimit.
Ky i fundit mund të aplikohet në mënyra të
ndryshme.
Disa të tjerë thonë se njeriu mund të zgjedhë
të kufizojë sasitë e kalorive për 500-600 kalori për dy herë në javë.
Një metodë tjetër është mosngrënia për 16 orë
në ditë.
Por le të kthehemi tek ushqyerja me orare të
kufizuara.
Sipas ekspertëve, kjo teknikë mund të
reduktojë masën dhjamore, kolesterolin dhe glukozën në gjak
Njerëzit që i përmbahen këtij regjimi ndihen
më pak të uritur dhe hanë më pak.
Regjime të tilla, luftojnë obezitetin dhe të
përmirësojnë cilësinë e jetës.

Related posts

Arbana Osmani prezanton për herë të parë vëllain e vogël

Gazetamax.mk

Luana Vjollca vjen e zjarrtë në projektin e fundit

Gazetamax.mk

Ushqimet më të mira për sytë

Gazetamax.mk