GazetaMax
Lajme

Konferencë ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme”

Shkup, 13 tetor – Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki, sot dhe nesër në Shkup do të jetë nikoqire e konferencës së dytë ndërkombëtare “Gratë në politikën e jashtme”.

Konferenca e këtij viti, siç informojnë nga MPJ, do të ketë tema si përfshirja e grave në marrëdhëniet ndërkombëtare, roli i tyre në krijimin e politikave, udhëheqjen e negociatave, përballjen me konfliktet dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme.

Qëllimi i konferencës është të ndahen përvoja lidhur me arritjen e kuadrit të plotë përfaqësues përmes përfshirjes së aspektit gjinor në fushën e politikës së jashtme.

Konferenca është nën patronatin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ndërkaq pritet të marrin pjesë numër i madh i funksionarëve shtetërorë, personalitete të shquara nga bota e politikës dhe opinioni i ekspertëve, diplomatë nga rajoni dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të organizatave rinore në vend. Përmes ndarjes së përvojave të tyre, pjesëmarrësit do ta përforcojnë Rrjetin e grave në politikën e jashtme BP6, i cili në të ardhmen do të jetë i hapur për bashkëpunim edhe me rrjete të tjera ndërkombëtare.

Related posts

U bënë homazhe dhe u vendosën lule në varrin e Gligorov

Gazeta Max

Nënshkruhet memorandumi për binjakëzimin e komunave Ulqin dhe Gostivar

Gazeta Max

Kryetari i BDI në Zhelinë, Sulejmani thumbon kreun e komunës Sejdiun: Fundi i një mashtrimi të paketuar nga kryetari në ikje

Gazeta Max