GazetaMax
Lajme

Polaku mashtron 19-vjeçaren ukrainase, e strehon në shtëpi prej luftës dhe e përdhunon

Një burrë është arrestuar në Poloni me dyshimin se ka përdhunuar një refugjate 19-vjeçare në një kamp duke e joshur me ofertën e strehimit pasi ajo sapo ishte arratisur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

I dyshuari mund të përballet me deri në 12 vjet burg për, thanë autoritetet. “Ai u takua me vajzën përmes internetit duke i ofruar rrejshëm ndihmën e tij”, tha policia në një deklaratë.

“Ajo u arratis nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, nuk fliste polonisht. Ajo i besoi një burri që i premtoi se do ta ndihmonte dhe ta strehonte. Fatkeqësisht, e gjithë kjo doli të ishte manipulim mashtrues”, thuhet tutje në deklaratë.

Shqetësimet po rriten se si të mbrohen refugjatët më vulnerabël nga objektivi i trafikantëve të qenieve njerëzore apo të bëhen viktima të formave të tjera të shfrytëzimit.

Kjo vjen pasi shifrat zyrtare tregojnë se afër 1.6 milionë njerëz (1.596 milionë) janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, sipas Gardës Kufitare Polake.

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, gjithsej 2.5 milionë njerëz, duke përfshirë më shumë se një milion fëmijë, janë larguar nga Ukraina.

Një burrë tjetër në një kamp refugjatësh në Poloni u dëgjua duke i ofruar punë dhe një dhomë një vajze 16-vjeçare përpara se autoritetet të ndërhynin.

Related posts

LSDM: Mickoski është i hutuar nga rritja e pagave të mësimdhënësve

Gazetamax.mk

Lushtaku: Kurti i pari iu dorëzua serbëve, nuk pranoi të jetë as ushtar i UÇK-së

Gazetamax.mk

Arrestohen dy persona pasi u kapën me drogë

Gazetamax.mk