GazetaMax
Lajme

Drejtori i SHA “EMV” inspekton objektet para fillimit të sezonit të ngrohjes

Shkup, 14 tetor – Drejtori i Përgjithshëm i SHA “EMV”, Vasko Kovaçevski, ka inspektuar sistemin për sigurimin e energjisë ngrohëse për qytetin e Shkupit, para fillimit të nesërm të sezonit të ngrohjes.

Kovaçevski, siç informojnë nga SHA “EMV”, ka vizituar ngrohtoren “Lindje”, objekt prodhues që prodhon 70 për qind të energjisë ngrohëse për konsumatorët në qytetin e Shkupit, dhe i cili së bashku me ngrohtoren “Perëndimi”, nga ky sezon i ngrohjes është nën menaxhimin e SHA “EMV”, pra kompanitë për energji ngrohëse të EMV-së.

Nga SHA “EMV” theksojnë se është bërë inspektim edhe në gatishmërinë e ndërmarrjes filiale “Energetika”, para së gjithash gjatë aktiviteteve për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në gjatësi 80 metra në Avtokomandë, Komuna e Gazi Babës, për qëllimi i ofrimit efikas të energjisë ngrohëse.

Related posts

Trençevska: Kriza e emigrantëve solli përvoja dhe sfida të reja

Gazeta Max

Grubi: “Frontit për Europë” është jetik për vendin

Gazeta Max

Macron: Putin dëshiron të marrë gjithçka, pastaj të negociojë

Gazeta Max