GazetaMax
Lajme

Mbledhje e kryesisë së BDI-së në selinë e partisë në Reçicë të Vogël

Tetovë, 14 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në selinë e partisë në Reçicë të Vogël sot mban mbledhjen e Kryesisë në prag të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet nesër.

Sipas informacioneve nga partia në kryesi janë ftuar edhe përfaqësues të degëve partiake.

Në mbledhjen e cila ka filluar pas orës 14 kanë mbërritur edhe disa nga kryetarët lokal të partisë, por mungojnë anëtarët e të ashtuquajturës “Grupi i zjarrit” të cilët nga 24 shtatori kërkuan publikisht reforma në BDI.

Anëtarët e kryesisë nuk kanë dhënë deklarata para fillimit të mbledhjes kur kanë arritur në selinë e partisë. Sipas burimeve në parti, anëtarët e “Grupit të zjarrit” ka anuluar pjesëmarrjen në këtë mbledhje partiake.

Më 4 tetor i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” ka pasur takim disaorësh me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti pas së cilës është paralajmëruar se nesër më 15 tetor do të mbahet Kuvendi qendror i partisë në të cilën u njoftua se do të zgjidhej Kryesi e re.

BDI nesër duhet të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm, sekretarin organizativ dhe nënkryetarët e rinj me mandat deri në kongresin e ardhshëm.

Related posts

Paraburgimi i Muhamed Zeqirit vazhdohet edhe për 30-të ditë tjera

Gazetamax.mk

Shaqiri: Shkollat me energji të subvencionuar

Gazetamax.mk

MPB dhe KSHPK do të bashkëpunojnë për të dhënat personale dhe pasurisë së qytetarëve

Gazetamax.mk