GazetaMax
Kuriozitete

Laporta: Kemi besim të plotë te Xavi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besim të plotë për trajnerin Xavi Hernandez.
Ndonëse katalunasit nuk janë duke performuar në nivelin më të lartë në Champions League, ku rrezikojnë që të bien nga grupi, kjo nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin e bordit në lidhje me teknikun spanjoll.
“Besimi te Xavi mbetet i paprekur, sigurisht”, tha fillimisht ai.
“Ai e njeh klubin, sistemin, ai është një person i shkëlqyer dhe një trajner i madh. Xavi do të na japë shumë sukses”, përfundoi Laporta.
Barçen e pret një test i vështirë në “Bernabeu” të dielën, kur do të përballen me Real Madridin në orën 16:15. 

Related posts

Apple prezanton ngjyra të reja për iPhone 17?

Gazeta Max

Kampion i Maqedonisë së Veriut në Bodybuilding, Ajremin Jusufi: Qëllimi im të arrijë garat Europiane dhe Botërore

Gazeta Max

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie vendosi të luaj në Camp Nou

Gazeta Max