GazetaMax
Lajme

143 qytetar vuajnë burgun për shkak të Covid-19

Shkup, 23 Tetor – Administrata e burgjeve bën të ditur se nga fillimi i pandemisë deri në mes të tetorit, 143 qytetarë kanë vuajtur dënimin me burg për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë. 52 shtetas kanë përfunduar në burgun e Shuto Orizares.

Aktualisht për këtë vepër janë 78 të dënuar. Kohëzgjatja e dënimeve është nga 40 deri në 100 ditë burg. Vala e dënimeve me burg për këto vepra nuk ka ardhur ende.

Në gati 1000 raste, tashmë pas skadimit të dy viteve pa u paguar gjobë, gjyqtarët për ekzekutimin e sanksioneve gjobat prej 2000 eurosh i zëvendësojnë me burg.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vetëm Gjykata Penale ka nxjerrë 215 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg. Për shkelje të masave dhe protokolleve gjatë pandemisë, gjykatat vendosën gjobë, por nëse gjoba nuk paguhet për dy vjet, zëvendësohet me burg.

Iniciativat qytetare po kërkojnë ndryshimin e ligjit të amnistisë për shkelësit e COVID-19 dhe për këtë pritet konsensusi politik, thonë burimet e Thelmës.

Ligji për amnisti, sipas njoftimeve, parashikohet të zbatohet vetëm për qytetarët, e jo për kompanitë, institucionet, objektet hotelierike dhe subjektet e tjera juridike që nuk kanë respektuar dekretet dhe masat.

Related posts

Nikollovski: Vaj ka, porositen sasitë e para nga Serbia, importohet edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria

Gazetamax.mk

Kurti: Përgjegjësia e ndryshimit bie mbi burrat

Gazetamax.mk

Konferencë “Qëndrime të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile dhe efektet e grupeve sektoriale të punës”

Gazetamax.mk