GazetaMax
Kuriozitete

Poll Pogba, ka vendosur të braktis futbollin?!

Sipas gazetes franceze “Le Journal Du Dimanche”, Poll Pogba mund të mos e veshë më fanellën bardh e zi. Francezi, pas historisë së tmerrshme të së kaluarës së tij, ku vëllai i tij Mathias, do të kishte dërguar njerëz me kapuç për ta rrëmbyer dhe shantazhuar në këmbim të një shume parash, ai do të mendonte të tërhiqej nga futbolli.
Sipas gazetës franceze, Poll Pogba do t’i kishte zbuluar një miku të ngushtë vullnetin e tij për të lënë futbollin pas tentativës për zhvatje kundër tij.
Gazeta i referohet një skene të përjetuar nga mesfushori francez në të kaluarën e afërt dhe e cila u bë publike në shtator kur vëllai i tij Mathias u arrestua. Disa persona me kapuç dyshohet se e mbajtën lojtarin francez në një apartament në Montevrain, duke i kërkuar atij një shpërblim prej rreth 13 milionë eurosh për mbrojtjen që i kishin ofruar gjatë karrierës së tij.

Related posts

Agim Ademi rizgjedhet kryetar i FFK-së edhe për katër vite!

Gazeta Max

Ricciardo: Tashmë jam pajtuar, edhe nëse nuk jam në grid sezonin tjetër, është në rregull për mua

Gazeta Max

Klubi i Christian Atsu thotë se nuk mund ta gjejnë në spitalin ku ai ishte dërguar, mes frikës se futbollisti nuk ishte në mesin e atyre që u gjetën nën rrënoja

Gazeta Max