GazetaMax
Kuriozitete

Mësohet arsyeja e rikthimit të Alvesit te Barcelona

Barcelona i ka ofruar Dani Alvesit mundësinë për t’u stërvitur me klubin para se të fillojë Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Alves do të bashkohet me skuadrën e Brazilit në Katar në javët e ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, 39-vjeçari ka kërkuar një bazë stërvitore në Evropë për të qëndruar në formë para se të udhëtojë drejt Katarit.
Pas largimit nga Barcelona, mbrojtësi veteran iu bashkua në korrik skuadrës meksikane, UNAM Pumas, me të cilën nënshkroi kontratë 12-mujore.
Sipas “Marca”, Alves tani është bashkuar me shokun e tij të vjetër të skuadrës, Rafa Marquez, për të qenë pjesë e seancave stërvitore te Barcelona B.

Related posts

Për këtë fanellë dëshiron të luajë Ramos

Gazeta Max

Man Utd, të bindur se Casemiro do të nënshkruajë për ta

Gazeta Max

Zalgiris – Ballkani, formacionet zyrtare

Gazeta Max