GazetaMax
Ballina

Zemra e parë artificiale

Certifikohet kompania franceze, vendoset te 7 pacientë. Zemra e parë articiale ndez një dritë shprese për të gjithë ata që rrezikojnë jetën për shkak të sëmundjeve të një prej organeve më jetikë. Aparati Eso’ i kompanisë franceze Karma’ mori aprovimin nga Agjencia Franceze për Sigurinë e Produkteve Shëndetësore, për t‘u përdorur për translplant tek personat që vuajnë nga fazat e rënda të sëmundjeve të zemrës, të cilët nuk jetojnë më shumë se 6 – 12 muaj.

Certifikimi u krye pas disa përmirësimeve që iu bë këtij aparati nga prodhuesit francezë, të cilët e kanë hedhur për përdorim tek të sëmurët me zemër që në Dhjetor të 2020-ës. Përdorimi i saj u ndalua në korrik të vitit të kaluar për shkak të disa problemeve që shfaqi gjatë funksionimit, tek pacientët e parë që e përdorën si transplant të përkohëshëm.

Deri më tani, zemra artificiale është e para është implantuar tek 7 pacientë, 5 prej të cilëve në Gjermani dhe 2 në Itali. Synohet që përmirësimi i teknologjisë, ta bëjë këtë apart të ketë përdorim të përhershëm, duke shmangur mijëra vdekje në vit nga sëmundjet në stade të përparuara të zemrës.

Related posts

Sallata me domate, qershi dhe borzilok që ka veti shëruese

Gazeta Max

Njihuni me Krenarin e super projektit ” Mrena nates”

Gazeta Max

Flori Lloga dhe Sabiani kanë ardhur me një super bashkëpunim

Gazeta Max