GazetaMax
Lajme

“Drejtori bon çka t’don” – Mendjemadhësia e Mitovskit e rrezikshme për Shkupin dhe shkupjanët

Shkup, 1 nëntor – Marjan Mitovski është emri i drejtorit të ri të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, të cilin para 1 muaji e emëroi kryetarja e Shkupit Danella Arsovska. Mitovski në krye të kësaj detyre erdhi nga vet kjo ndërmarje, ku ishte i punësuar deri tani, e përshkak të përvojës, Arsovska vendosi t’i besojë menaxhimin e saj, shkruan Zhurnal.

Por Mitovski, me të marë nën menaxhim këtë ndërmarje publike, si duket i hyri vetja në qejf, dhe dëshiron të komandojë ashtu si i do qejfi me të punësuarit e kësaj ndërmarje. Që në fillim u larguan nga puna mbi 100 të punësuar të cilët ishin me kontratë në vepër e duke vazhduar pastaj si “kabadai” me të punësuarit e tjerë të cilët deri dje i kishte kolegë.

Për sjelljen e tij pati reaguar edhe kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, i cili tha se Marjan Mitovski po sillet si despot, duke i shkelur të drejtat e punëtorëve. LSM madje është ankuar edhe në inspektoratin e punës, prej ku kanë konstatuar se Mitovski me të vërtetë shkelë të drejtat e punëtorëve, por kundër tij nuk është ndërmarë asnjë masë.

“Nuk do t’i mbyllim ventilat e ujit, por nuk do të ketë kush t’i riparojë defektet dhe për këtë Shkupi nuk do të ketë ujë. Kryetarja Danela Arsovska të mos përhapë panik, por të ndihmojë në luftën për realizimin e të drejtave të punëtorëve dhe të ndalojë ata që i shkelin ato, në të kundërtën do të vërtetohen faktet se të drejtat e punëtorëve shkelen me diktimin e saj nga sherifët e saj të cilët për rikujtim, ka lënë pa rrogë mbi 1.000 punëtorë në NTP-së dhe tani kërkon të lërë pa punë mbi 1.000 punëtorë në ‘Ujësjellësit dhe kanalizimeve’ nëse nuk i binden drejtorit të saj”, tha Dimovski.

Por mendjemadhësia e tepruar mund të shkaktojë dëme të mëdha. Të punësuarit e maltretuar në këtë ndërmarje u kanosën se nëse nuk shkarkohet urgjentisht drejtori i ri i tyre, ata mund të mos kryejnë aktivitetet e tyre dhe kështu, qytetarët e Shkupit mund të ngelin pa ujë.

Ankesa ka patur gjithashtu edhe për shefin e kabinetit të Marjan Mitovskit, për të cilin thuhet se kado që ecë, godet me shuplakë të punësuarit dhe i frikëson. Për këtë madje është publikuar edhe një VIDEO në rrjetet sociale.

Sa i përket drejtorit Mitovski, ai mund të shkarkohet vetëm nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, por deri në këto momente, edhe pse LSM i ka dhënë disa afate kohore për ta bërë këtë, Arsovska paralajmërimet dhe ankesat e të punësuarve, i konsideron si të sajuara politikisht nga VMRO-DPMNE. Ajo kërkoi nga Prokuroria Publike dhe autoritetet e tjera shtetërore që të parandalojnë kërcënimet për ndërprerje të ujit në kryeqytet.

Prej që kur Arsovska filloi të kacafytet me VMRO-DPMNE-në dhe të shkarkojë drejtorët e ndërmarjeve publike, situata në vendin tonë ka shkuar drejt një kaosi, që edhe sot e tutje punët nuk janë në terezi. Qytetarët po pësojnë për “paaftësinë” e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, duke ngelur madje edhe pa transport publik. Ka dy ditë që pesë linja të autobusëve nuk qarkullojnë përshkak se Arsovska nuk u ka paguar pagesat në vlerë prej 500mijë eurove.

Drejtorit Mitovski me sa shihet, i duket vetja se është “dikush” pasi u emërua drejtor dhe tani maltreton të punësuarit. Por siç thotë tenori i njohur spanjol, Placido Domingo, Kush mendon se ka arritur në majë, është në buzë të greminës.

Ndaj Mitovski duhet të ketë kujdes me sjelljen e tij ndaj të punësuarve, të sillet si kolegë dhe si njeri me qëllim që të gjitha palët të jenë të kënaqur dhe të kryejnë obligimet e tyre. Çdo funksion është i përkohshëm gjithashtu edhe i Mitovskit një ditë do të përfundojë por të punësuarit me siguri nuk do ta harojnë sjelljen e tij./Zhurnal.mk

Related posts

Taravari: ASH nuk do votojë për ndryshime nëse “20%” mbetet në Kushtetutë

Gazetamax.mk

Ditë e mysafirëve të lartë në stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 22”

Gazetamax.mk

Seanca e 122 e Qeverisë, ja vendimet

Gazetamax.mk