GazetaMax
Lajme

Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura

Shkup, 1 nëntor – Sindikata e kulturës së Republikës së Maqedonisë (SKRM) reagon për procedurën me të cilën zhvillohet sjellja e draft- versionit të Ligjit të ri për kulturë, duke alarmuar se nuk janë përfshirë në grupet e punës për përgatitjen e të njëjës që sipas tyre, “po prishet marrëdhënia e mirë e ndërtuar ndër vite midis dy palëve”.

Nga Sindikata theksojnë se përveç mospërfshirjes në grupet e punës, atyre nuk u jepet kohë e mjaftueshme për të dërguar vërejtje dhe propozime për versionin tashmë të përgatitur.

“Si në vitin 2014, si punonjës të kulturës, rastësisht morëm vesh se kemi një ligj të ri për kulturën, kështu që edhe këtë herë historia pothuajse përsëritet: Ministria e Kulturës ka përgatitur një draft- version të ri të Ligjit në të cilën dialogun social me sindikatat përfaqësuese në kulturë e vendos në ‘tetë ditë për vërejtje, mendime dhe propozime dhe nëse është e nevojshme takime për diskutim të përbashkët”. Edhe pse më parë kemi rënë dakord se do të marrim pjesë së bashku në zhvillimin e propozim-tekstit të ri që të gjithëve na prekë për shumë vite në të ardhmen, përfaqësuesit tanë që u nominuan dhe dorëzuan në Ministrinë e Kulturës në muajin shkurt 2022 nuk janë ftuar në asnjë takim të grupit të punës e cila u formua në prill të vitit 2022″, deklaroi kryetarja e Sindikatës së Kulturës, Vera Atanasovska.

Ajo shtoi se në këtë mënyrë po prishet marrëdhënia e sinqertë me Ministrinë e ndërtuar ndër vite.

Atanasovska njoftoi se tërheqja e këtij propozim- ligji ka rezultuar me rishikimin e tij nga grupi punues i formuar nga ministrja e Kulturës e cila në versionin e ri të ligjit i refuzon pothuajse të gjitha propozimet e SKRM-së që ishin të integruara në versionin e mëparshëm të ligjit.

Ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska nga ana tjetër thekson se nuk është e vërtetë që SKRM-ja nuk është përfshirë në përgatitjen e ligjit të ri duke theksuar se draft- versioni është dërguar me email pasi është përpiluar në kuadër të ministrisë.

“Draft- version i Ligjit të ri për kulturën është në përgatitje e sipër, nuk bëht fjalë për ligj përfundimtar. Sindikatës i është dërguar version i punës më 28 tetor, pas takimit në zyrën time. Kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të përfshirë në përpilimin, por që draft- versioni fillimisht përgatitet në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe tani në këtë fazë është radha e sindikatave të deklarohen në një afat deri më 8 nëntor. Kjo nuk do të thotë se ai afat nuk mund të vazhdohet me kërkesë të tyre”, deklaroi ministrja Konstadinovska Stojçevska.

Për draft-ligjin e mëparshëm, ajo tha se ai ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë dhe se vetë sindikatat kanë shprehur nevojën për një tekst të ri ligjor.

Related posts

Përsëri alarme për bomba nëpër shkollat e Shkupit, evakuohen katër objekte

Gazetamax.mk

Petrovska në takimin e ministrave të SHBA-së – Kartës së Adriatikut në Mal të Zi

Gazetamax.mk

Takimi Osmani- Kuinti i ambasadorëve të OSBE-së: Maqedonia e Veriut e gatshme t’i sigurojë OSBE-së udhëheqje politike

Gazetamax.mk