GazetaMax
Lajme

Projekt i ri për konsolidim të tokës i financuar nga BE-ja

Shkup, 3 nëntor – BE dhe FAO sot në Shkup do ta promovojnë projektin e ri “Avancimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut” dhe do t’i prezantojnë rezultatet e projektit “Vendosje e Programit nacional për konsolidim të tokës” (MAINLAND).

Projekti që kushton 1,2 milionë euro, do të realizohet në periudhë prej 42 muajve, nga gushti i vitit 2022 deri në janar të vitit 2026.

Kontroll të shkurtë të qëllimeve dhe rezultateve të pritura nga projekti i ri do të japë Morten Hartvigsen, nëpunës për menaxhim me tokë nga Zyra rajonale e FAO-s për Evropë dhe Azi Qendrore, ndërsa për rezultatet nga MAINLAND do të flasin Kristina Mitiq Arsova, tim lidere nacionale e projektit dhe Kiril Georgievski, udhëheqës i Sektorit për konsolidim të tokës pranë MBPEU.

Në këtë ngjarje do të flasin ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, euroambasadori Dejvid Gir, si dhe Nabin Gangi, zëvendës-përfaqësues rajonal i FAO për Evropë dhe Azi Qendrore dhe shef i zyrës së FAO-s në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve nacionale kyçe, agjenci dhe ndërmarrje publike, bujq dhe organizata bujqësore, kooperativa bujqësore, shoqëria civile dhe bashkësia akademike. Në pjesën e fundit është planifikuar panel diskutim për sfidat, të ardhmen dhe mjedisin e mundësuar për konsolidimin e tokës në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrës në panel diskutimin janë përfaqësues të MBPEU, Federatës Nacionale të Bujqve, Fakultetit të Ndërtimtarisë, Odës së Kompanive Gjeodezike dhe ekipi i MAINLAND.

Projekti i ri, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të fokusohet në përmirësimin e politikës nacionale, kornizës institucionale dhe rregullatore për konsolidimin e tokës (përfshirë përgatitjen e një strategjie të re nacionale për konsolidimin e tokës për periudhën 2022-2030 me një plan veprimi) dhe zbatimi i plotë i projekteve për konsolidimin e tokës në dy zona të konsolidimit – Dabjan (Komuna Dollnen) dhe Çiflik (Komuna Çeshinovë-Obleshevë), kombinuar me ndërtimin e infrastrukturës bujqësore. Duke u mbështetur drejtpërdrejt në rezultatet e projektit MAINLAND, ky projekt synon të mbështesë MBPEU-në në avancimin e konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar politikën nacionale për konsolidimin e tokës, duke përfshirë kornizën strategjike, ligjore dhe institucionale, si dhe në zbatimin e mëtejshëm të Programi Nacional të Konsolidimit të Tokës, nëpërmjet zbatimit të plotë të projekteve të konsolidimit në dy zona, së bashku me ndërtimin e infrastrukturës bujqësore. Projekti financohet me një milion euro përmes Instrumentit IPA 2 të BE-së dhe me kontribut prej 0,2 milion euro nga FAO.

Projekti MAINLAND, që kushton 2,86 euro, ishte financuar nga BE-ja (2,5 milionë euro) dhe bashkëfinancuar nga FAO (0,36 milionë euro). Zbatohej 68 muaj, nga marsi i vitit 2017 deri në nëntor 2022, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa qëllimi kryesor ishte që të zgjidhej problemi me copëzimin e tokës bujqësore që të rritet konkurrenca në prodhimtari, të përmirësohen kushtet për jetë në mjediset rurale dhe të sigurohet shfrytëzim i qëndrueshëm i resurseve natyrore.

Related posts

A mund të ketë mini-rekonstruim të Qeverisë? Pritet zëvendësimi i 4 ministrave !?

Gazetamax.mk

Tekstet shkollore që mësojnë gabimisht nxënësit

Gazetamax.mk

Në territorin e SPB Manastir janë sanksionuar 51 shoferë nën ndikim të alkoolit

Gazetamax.mk