GazetaMax
Sport

Brooklyn Nets suspendon Kyrie Irving me pesë ndeshje pa pagesë

Brooklyn Nets ka suspenduar yllin e skuadrës, Kyrie Irving.
Pas një postimi të diskutueshëm javën e kaluar në të cilin Irving dukej se mbështeste një film dokumentar që përmban ide antisemitike (gjuhën e urrejtjes drejtuar hebrenjve) dhe disa konferenca shtypi gjatë të cilave basketbollisti refuzoi të dënonte antisemitizmin.
Klubi i tij e ka suspenduar atë me pesë ndeshje pa pagesë.
“Ne ishim të tronditur sot, kur u dha një mundësi në një seancë mediatike, që Kyrie refuzoi të thoshte pa mëdyshje se nuk ka besime antisemitike, as të pranojë materiale specifike urrejtjeje në film. Kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte mundësinë, por nuk arriti të sqaronte.
Dështimi i tillë për të mohuar antisemitizmin kur i jepet një mundësi e qartë për ta bërë këtë është thellësisht shqetësues, është në kundërshtim me vlerat e organizatës sonë dhe përbën sjellje të dëmshme për ekipin. Prandaj, ne jemi të mendimit se ai do suspendohet me pesë ndeshje pa pagesë me Brooklyn Nets”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Related posts

Chelsea dhe Manchester City mund të bëjnë shkëmbim spektakolar në verë

Gazetamax.mk

Romano: Tuchel refuzon mundësinë ta transferojë Ronaldon

Gazetamax.mk

Ku do të jetë e ardhmja e Dybalas?

Gazetamax.mk