Fokusi im është tek puna dhe bamiresia, të tjerat janë kalimtare. Jeta private e shenjtë!
I ri në moshë por plot suksese gjatë gjithë këtyre viteve. Ndonëse me shumë sfida në fushën e biznesit sepse nuk është e lehtë, djaloshi nga Tetova që jeton në Gjermani vjen në një rrëfim për Gazeta Max duke treguar se si arrihet suksesi, me punë dhe përkushtim.
Një biznesmen i suksesshëm në Gjermani por shumë pak i njohur tek shqiptarët, pse?
Si biznesmen i suksesshëm dhe e vlerësoj, unë aktivitetet e mia në biznes i kam filluar qysh në vitin 2000 këtu në Berlin, ku kam qenë i përqëndruar kryesisht në gastronomi, qysh atëherë
kam hapur disa restaurante dhe duke më ndjekur fati dhe puna e pandalshme të gjitha kanë rezultuar të sukseshme. Sa i përket njohjes nga shqiptarët do të thoja se shumica e shqiptarëve në Berlin i njoh dhe më njohin por unë nuk kam qenë i fokusuar në marketing personal po në punë, sepse personalisht besoje që puna flet më shumë se 1 milion fjalë.
Për të gjithë ata që nuk të njohin, a ka mundësi disa fjalë mbi veten, kush jeni, nga vini dhe ku veproni?
Unë quhem Abdylaziz Hess dhe jam nga Tetova, kam ardh në Berlin në fillim të viteve 90, në fillim si të gjithë bashkëkombasit tonë kam punuar punë të ndryshme dhe falë punës dhe gjindshmërisë kam krijuar kursime të mjaftushme që në fund të viteve të 90 të filloj të punoj për veten duke u fokusuar në gastronomi.
Na thuaj si nisi gjithçka nga fillimi, si vendose të meresh me biznes?
Duke punuar nga viti 1995 deri në vitin 1999 fitova përvojën e nevojshme nga e cila dhe fitova besimin në veten time që kam njohuri të bollshme dhe mund të ja dal sfidave që vijnë në biznes. Qysh atëherë pas disa negociatave bleva restoranin tim të parë në Berlin të cilën e emërova Nardini, ky ishte një restorant me kuzhinë italiane dhe pas një kohë të shkurtë u bë pikë takimi për shumë persona që preferonin kuzhinë të mirëfilltë italiane. Pas suksesit që kisha në Nardini dhe duke e pasur parasysh personalitetin tim që jam gjithmonë në kërkim të sfidave, vendosa që të sfidoj veten time prap dhe të hap resoranin tim të dytë në Kudamm, Berlin të cilin e emërova Visconti, edhe ky ishte një vend i veçantë dhe me shumë histori të bukura në veti kur lirshem themi se është një storie e suksesit. Pasiqë sukseset ishin në anën time atëherë vendosa që të filloj edhe restauranin tim të 3 të cilin e emërova Bellucci. Për Bellucci kur flas, flas me shumë emocion sepse nga dita e parë e deri në këtë çast kam kaluar kohë dhe sfida të paharruara si nga ato pozitive po ashtu edhe ato të vështira. Në Bellucci kanë defiluar shumë personazhe të njohura botërore dhe thuaja se të gjithë yjet gjermane duke përfshirë edhe artistët shqiptar që kanë arritur në Gjermani. Bellucci Resturant është shtëpia e yjeve dhe kjo tash dëshmohet ku çdo natë një fytyrë publike është aty, kjo ka ndodhur falë punës sonë dhe kulaitetit që ne ofrojmë tek restauranti jonë dhe jo rastësisht Bellucci rënditet si restauranti më i mirë italian në Berlin. Pas fatit që kisha të cilin e ceka dhe punës së madhe, vendosa që në vitin 2021 që ishte një vit sfidues jo vetëm për mua po për të gjithë botën, të sfidoj veten dhe të hap Barin e parë në Kurfursterdamm, Berlin apo siç quhet rruga e brendeve të mëdha të Berlinit, Bellucci Bar, ku tash kemi bërë një muaj që është hapur dhe po shënon rekordet e veta si nga klientela po ashtu edhe nga shitjet. Ky është një përshkrim i shkurt 25 vjeçar i sfidave dhe të arriturave të mia.
Je fokusuar në fushën e gastronomisë, si po ecën puna?
Duke pasur parasysh krizën globale që ka pësuar Gastro nga Covid 19 besoj që jemi duke shkuar në hapat e duhur drejt rritjes.
Si shqiptar që je, a je ndier ndonjëherë i diskriminuar në shoqërinë gjermane?
Duke e ditur se jetoj në Berlin, siç edhe njhet si vend i gërshetimit të kulturave por duke pasur për bazë kulturën familjare që ma dhuruan prindërit e mi dhe punën e drejtë dhe të shejtë që kam bërë ndër vite, them me plot gojë se diskriminimi në jeten time as nuk gjenë vend as nuk ka vend.
Krahas punës dhe suksesit që ke si biznesmen, ti je edhe një machoman i vërtetë?
Po e marr si kompliment dhe po ju falenderoj, fokusi im është tek puna dhe bamiresia, të tjerat janë kalimtare.
Nga ajo që kemi hulumtuar shiheni shpesh në mesin e personazheve të njohur të shoqërisë gjermane dhe jo vetëm, na përmend ndonjë emër me të cilët ke miqësi të vërtetë?
Gastronomia është fusha e cila të mundëson takime me njerëz të ndryshëm, edhe unë kisha fatin të njoh personalitete të ndryshme nga Hollywood e deri tek këto gjermane. Me disa nga ta kam edhe miqësi personale, siç janë: ish trajneri i Bayern Munich, ish krytari i Berlin etj.
Ju jeni në lidhje me një modele shumë të njohur gjermane, na thuaj si nisi e gjithë lidhja juaj dhe sa kohë jeni bashkë?
Shpresoj që më kuptoni që jeta private është shumë e shenjtë për mua dhe me këtë rast do të ju them që as nuk pohoj e as nuk mohoj dhe as nuk ndaj asgjë.
E mendon një jetë në të ardhmen me të apo mendon të kesh në krah një shqiptare?
Ju faleminderit.
Si i ke planet në të ardhmen, e mendon ndonjë investim në trojet shqiptare?
Siç edhe thuhet guri peshon më së rëndi në vendin e vet, edhe unë mendjen e kam në trojet shqiptare, ku kohëve të fundit parapëlqej shumë Prishtinën duke mos e lënë asnjëherë anësh Tetovën e cila është në zemrën time kudo që jam. Në Prishtinë kam parë shumë mundësi të cilat bashkë me ekipin tim jemi duke i shqyrtuar mundësitë.
https://www.facebook.com/bellucci.ristorante/