GazetaMax
Lajme

Shaqiri në takim me Helvetas, OJQ-në nga Zvicra që ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe promovimin e arsimit

Arsimi i mesëm profesional në Maqedoninë e Veriut po vlerësohet më shumë nga të rinjtë çdo vit, të cilët gjithnjë e më shpesh zgjedhin të arsimohen në profesione specifike që kërkohen në tregun e punës, pra u mundësojnë punësim të shpejtë dhe paga të mira menjëherë pas përfundimit të procesit arsimor, dhe në të njëjtën kohë njohuritë që marin aty janë bazë e mirë për zhvillim të mëtejshëm akademik.

Kështu u konkludua në takimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me përfaqësuesit e OJQ-së zvicerane Helvetas, që prej 4 vitesh është partnere e Ministrisë së arsimit dhe shkencës në përpjekjet për zhvillimin dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional si arsim deficitar në vend.

Shaqiri shprehu mirënjohje deri te udhëheqësia e Helvetas për mbështetjen e madhe logjistike dhe financiare për realizimin e projektit “Arsimim për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E” përmes të cilit realizohet dialogu “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” ndërmjet MASH-it, komunitetit të biznesit, komunave, dhe shkollave të mesme profesionale, për të përcaktuar së bashku nevojat për hapjen e profesioneve dhe profileve të reja të nevojshme në nivel lokal, hartimin e kurrikulave dhe përfshirjen e kompanive në trajnimin praktik të nxënësve të shkollave të mesme profesionale.

Dialogu ka qënë jashtëzakonisht efektiv deri më tani. Viti i kaluar mundësoi hapjen e gjithsej 97 paraleleve duale në 46 shkolla të mesme profesionale, në bashkëpunim me mbi 200 kompani.

Përfaqësuesit e Helvetas konfirmuan se në të ardhmen do të ofrojnë mbështetje përmes projektit “E4E”, me qëllim sinkronizimin e arsimit me tregun e punës, si kusht themelor për progresin ekonomik të vendit.

Related posts

Pas alarmit për bombë, policia po kontrollon autobusët, më pas lëshohen në qarkullim

Gazeta Max

Hapa konkret për zgjidhje të kontestit në dy javët e ardhshme, paralajmëroi Osmani, për Mickoskin reale është vetëm seanca ndërqeveritare

Gazeta Max

Libri është shkruar në vitin 1683 / Kur Serbia dhe Maqedonia flisnin shqip

Gazeta Max