GazetaMax
Lajme

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, mirëpriti në takim ambasadorin shqiptar, Fatos Rekën

Shkup, 7 nëntor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot në shoqërim të nënkryetares së partisë, Safije Sadiki Shaini, mirëpritën në takim ambasadorin shqiptar, Fatos Rekën, informon Zhurnal.

Dy palët kanë biseduar për aktualitetin politik, për mundësitë për ndryshimet kushtetuese dhe tema të tjera.

Gashi në takim ka njoftuar ambasadorin Reka, se qëllimi i Alternativës është në hapjen e Kushtetutës, të vendoset rregull që lëndët e korrupsionit, të mos vjetrrohen asnjëherë.

Ambasadori Shqiptar e vlerësoi iniciativën e Alternativës dhe na inkurajoi të punojmë që ajo të gjejë mbështetje nga spektri politik i vendit.

“Bashkë me Ambasadorin konstatuam se lufta kundër korrupsionit është një vlerë europiane, nga e cila përfitojnë të gjithë e, veçmas, shtetet tona”, është shprehur Gashi./Zhurnal.mk

Related posts

Drejtori Halili: Fondi për Inovacion intensivisht do të përfshijë shkencën në zhvillimin e inovacioneve në vend

Gazeta Max

Kovaçevski: Nevojitet të përshpejtohet projekti për stacionin filtrues në Shkup

Gazeta Max

Saraji, shkolla e vetme e vlefshme politike shqiptare ne Maqedoni

Gazeta Max