GazetaMax
Lifestyle

Ju prezantojmë artistin Durrki me projektin e ri “Unë dhe ti”

Ai që kur ishte 13 vjeç pëlqente muzikën dhe krijonte, por ka 10 vite që e mori më seriozisht e pas shkëputjes 5 vjeçare ai është rikthyer fort. Projekti i tij më i ri muzikor është një remake e ardhur mjaft bukur me titull “Unë dhe ti” që kur e dëgjon e ka zili dhe vetë origjinali i kënduar nga Pirro Cako. Po flasim për këngëtarin Durim Morina, apo siç njihet në art si Durrki i cili muzikën e ka në shpirt e nuk e ndërron me asgjë. Ai bashkëpunëtorët i ka të vjetër e besnikë, producenti i këngës është Arbnor Isufi dhe video punuar nga miku i tij Enis Nishori e ndërsa ai thotë se : ” Nuk je artist nëse nuk i shkruan vetë këngët”, e tregon se për tekstin është kujdesur vetë ai. Durrki na ka treguar se vetëm një numër i vogël e kanë përkrahur dhe për ata ka falenderime si: Klepto, Don Phenom, Meriton Mjekiqi e disa të tjerë, pa harruar se përkrahjen e madhe e ka nga familja, rrethi i ngushtë dhe miqtë e tij.

E nëse do të donte të kishte një duet me ndonjë artist ai do të ishte patjetër Mc Kresha, pasi në hapat e tij e sheh veten me këngë që mbeten gjatë. E nëse jeni kureshtarë të dini se nga vjen nofka e tij Durrki, pas saj fshihet pseudonimi i vënë nga babgjyshi i ndjerë e që do ta mbajë tërë jetën. Durrki ka zgjedhur të jetojë pak larg qytetit në Obiliq, por veprimtaria e tij realizohet në kryeqytet ndërsa thotë se ishte banor i lagjes Dardania aty ku u lindën dhe u rriten talentë si : Ledri Vula,Nora dhe Era Istrefi, Onat. Ia vlen ta ndiqni e ta klikoni projektin e tij më të ri në linkun më poshtë.

Related posts

Pse femrat pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt

Gazetamax.mk

Përzieni mjaltin, limonin dhe kanellën për t’i humbur disa kilogramë brenda jave

Gazetamax.mk

Pornografia nuk ndikon njësoj te meshkujt dhe femrat, disave u ndihmon, ndërsa të tjerëve ua shuan epshin

Gazetamax.mk