GazetaMax
Ballina

Ata që udhëtojnë, më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

Vizitimi i shumë vendeve apo shteteve të ndryshme të botës mund t’ju bëjë më të prirë të tradhtoni – të paktën kështu thonë hulumtuesit e Universitetit të Kolumbisë.
Ata kanë kryer një sërë testimesh për studimin e tyre, të quajtur “Ana e errët e vizitimit të shumë shteteve”, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, ata kanë kërkuar nga 215 studentë të kompletojnë një detyrë me anagram një muaj para se të udhëtojnë, gjashtë muaj pasi të kenë arritur në destinacionin e tyre dhe 12 muaj më vonë.
Ata kanë zbuluar se 30 për qind prej tyre kishin mashtruar në testin e parë, 47.7 për qind kishin mashtruar në të dytën dhe të tretin.
Pastaj, ata i kishin ndarë 171 studentë në tri grupe. Njërit grup i është kërkuar të shkruaj rreth një përvoje që e kanë pasur në shtëpi, rreth një eksperience që e kanë pasur gjatë qëndrimit jashtë vendit dhe një grup kontrolli kishin shkruar rreth vizitës së tyre të fundit në dyqan. Pastaj, të gjithë ata kishin marrë pjesë në një test ku u ishte dhënë mundësia të mashtrojnë.
Ata të cilët kishin shkruar rreth një përvoje jashtë vendit kishin qenë më të prirë të mashtrojnë.
Hulumtuesit kishin kryer gjithsej tetë studime, para se të konstatonin që personat që udhëtojnë shumë janë më të prirë të tradhtojnë.

Related posts

Grubi: I përjetshëm qoftë kujtimi për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit

Gazeta Max

Sallata me domate, qershi dhe borzilok që ka veti shëruese

Gazeta Max

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni këto 10 gjëra

Gazeta Max