GazetaMax
Adrenaline

Andi Ismaili, futbollisti 13 vjeçar nga Shkupi që po shkëlqen në fushën e gjelbër

Andi Ismaili, futbollisti 13 vjeç nga Shkupi që luan për ekipin e futbollit “Makedonija Gjorçe Petrov” gjatë ndeshjeve të fundit ka shkëlqyer në terrenin e gjelbër. Andi edhe pse 13 vjeç, ai tashmë luan për grup moshën U-16.

Trajneri i tij aktual, por edhe ish trajneri Goran Petreski-Cunga kanë besim të madh në talentin dhe aftësitë e futbollistit të ri Andi Ismaili.

Të dy trajnerët besojnë se Andi Ismaili në të ardhmen e afërt do të bëhet YLL i futbollit vendor dhe atij ndërkombëtar.

Ilirjan Ismaili, babai i futbollistit Andi Ismaili, në një deklaratë për GAZETA.MK thotë se Andi që nga mosha 6 vjeçe ka nisur stërvitjet e tija në futboll. Fillimisht talenti i ri nga Shkupi, karrierën e tij e ka filluar në shkollën e futbollit “Albion” ku edhe ka luajtur deri në moshën 11 vjeçare. Më pas Andi është transferuar tek klubi i futbollit “Vardar” për të vazhduar tash tek “Makedonija Gjorçe Petrov”.

Ilirjan Ismaili, thotë se tashmë për Andin kanë shprehur interes disa klube ndërkombëtare me renome dhe traditë futbolli. Ai përmendi vetëm kontaktin me Akademinë e Futbollit “Dinamo Zagreb” dhe me ekipin e mirënjohur të Turqisë “Galatasaray”.

Related posts

Bernardo Silva, objektivi i Barçës për vitin 2023

Gazetamax.mk

Kombëtarja e Kosovës nisen për në Zurich, janë gati për ndeshjen me Zvicrën

Gazetamax.mk

A do të kthehet Messi në Barcelonë, flet zyrtari i lartë i klubit

Gazetamax.mk