GazetaMax
Lajme

Promovohet objekti i 78 i renovuar i policisë, Bushi bashkë me Kovaçevskin dhe Spasovskin sot në Gazi Babë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me kolegun e tij oliver Spasovski, kryeministrin Dimitar Kobaçevski dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të komunës së Gazi Babës të udhëhequr nga kryetari Boban Stefkovski, morëm pjesë në promovimin të edhe një projekti të përfunduar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rindërtimin dhe rehabilitimin e tërësishëm të objektit 78 të njësitit për Punë të Brendshme Gazi Babë në Shkup.

Sipas Bushit nga viti 2017 e deri më tani nga buxheti i ministrisë së Brendshme janë ndarë rreth 27 milionë denarë, mjete këto të cilat janë shfrytëzuar për rindërtimin, revitalizimin dhe ngritjen nga e para të 78 objekteve apo stacioneve policore.

Ky është statusi i plotë i Bushit në faqen e tij zyrtare në facebook:

Sot bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kolegun Oliver Spasovski dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të komunës së Gazi Babës të udhëhequr nga kryetari Boban Stefkovski, morëm pjesë në promovimin të edhe një projekti të përfunduar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rindërtimin dhe rehabilitimin e tërësishëm të objektit 78 të njësitit për Punë të Brendshme Gazi Babë në Shkup.

Gëzon fakti që brenda vitit 2022 ia dolëm të rindërtojmë plotësisht stacionin policorë “Gazi Babë” edhe atë në të gjitha segmentet bazë, duke respektuar kështu të gjitha standardet moderne të ndërtimit, përfshirë edhe standardet për efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Vlen të përmendet se nga viti 2017 e deri më tani nga buxheti i ministrisë së Brendshme janë ndarë rreth 27 milionë denarë, mjete këto të cilat janë shfrytëzuar për rindërtimin, revitalizimin dhe ngritjen nga e para të 78 objekteve apo stacioneve policore.

Related posts

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazetamax.mk

Ky është ushqimi që i helmoi studentët në konviktin Pellagonia

Gazetamax.mk

Objektet e institucioneve shtetërore jashtë kadastrës!

Gazetamax.mk