GazetaMax
Lajme

Kriza rëndon gjendjen sociale të struganëve

Strugë, 13 Nëntor – Kriza ekonomike ka rëndurar edhe më shumë gjendjen e qytetarëve me ndihmë sociale në Strugë. Rritja e vazhdueshme e ushqimeve bazike dhe çmimet e larta të energjisë elektrike ka detyruar qytetarët të trokasin ne dyert e shoqatave humanitare.

Ndihma sociale që u jepet nga shteti, e cila është 4200 deri në 10 mijë denarë, nuk është e mjafueshme as për të mbuluar nevojat bazike. Nga shoqata Bamirësit Struganë, çdo ditë numri i personave që kërkojnë ndihmë po rritet.

Shoqata Bamirësit Struganë vazhdimisht ka ndihmuar qytetarët në nevojë, me ndihma të ndryshme duke filluar nga pakot ushqimore dhe veshjet, pagesën e faturave të rrymës elektrike, ndihmë me të holla për raste shëndetësore, bursa për studentët që kanë nevojë e deri tek ndërtimi i shtëpive.

“Prej themelimit të shoqatës deri më tani kemi rreth  100 familje që kemi ndihmuar me shqime veshmbathje, kemi një ndihmë që jemi krenar, çdo vit ndihmojmë 10 studentë me bursa simbolike. Një shtëpi është drejt përfundimit, tashi në fazën e fillimi janë dy shtëpi që presin, donacionet vijnë nga vendi dhe jashtë vendit, ndihmën më të madhe e kemi nga gurbetçinjtë. Dua të cek që kemi mbi 10 familje që ua paguajmë rrymën elektrike, se për shkaki që është thelluar kriza ata kanë vërtet nevojë”, u shpreh Shkëlzen Ajrualli – nga shoqata humanitare “Bamirësit Struganë”.

Nga shoqata Bamirësit Struganë thonë se janë shumë të kënaqur me bujarinë e popullit tonë, të cilët menjëherë pas publikimit të ndonjë thirrje për nevojë, donatorët paraqiten pa hezituar sipas mundësisë që kanë.

“Reagim ka të menjëhershëm dhe populli jonë ëpshtë shumë zemërgjerë, realisht nga rastete preken shumë sidosmos kur bëhet fjalë për fëmijë, dhe vijnë shumë persona që duan të donojnë sipas mundësive që kanë. Dua të theksoj se shuma më e madhe që ka ardh në shoqatën tonë është 30 mijë euro, dhe personi don të mbetet anonim, edhe nuk e njohim”, theksoi Ajrualli.

Shoqata Bamirësit Struganë ka 3 vite që ësht aktive në Strugë. Personat të cilët donojnë janë kryesisht persona privat si dhe biznese lokale, megjithatë ndihma më e madhe vijnë nga mërgimtarët tanë në Zvicër, Amerikë, Austri, Gjermani e vende të tjera.

Related posts

Lirohen kameramani dhe montazhieri i PortaliX, Furkan Saliu akoma në arrest

Gazetamax.mk

Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Gazetamax.mk

Zhvillimet në Çair/ Grubi: Takohemi me qytetarët dhe shpalosim politikat e përbashkëta

Gazetamax.mk