GazetaMax
Lajme

Kovaçevski konfirmon: Mund të ketë zgjerim të koalicionit Qeveritar

Shkup, 21 Nëntor – Kryeministri, Dimitar Kovaçevski konfirmoi sot se mund të pritet zgjerim i shumicës qeveritare. I pyetur, nëse po negociohet me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e tyre në Qeveri, ai tha se koalicioni qeveritar është i hapur për të gjitha partitë politike që e ndajnë vizionin për ardhmëri evropiane të shtetit dhe nëse, me Aleancën për Shqiptarët kanë pajtueshmëri në lidhje me këtë mund të ketë zgjerim të shumicës qeveritare.

“Nuk kemi biseduar konkretisht për resorët dhe ndërmarrjen e përgjegjësive në resorë të caktuar. Por, gjithsesi se bisedimet do të vazhdojnë dhe nëse pajtohemi plotësisht në këto parime bazë për ardhmërinë e shtetit, ndërsa nuk dyshojë në atë, sepse Aleanca për Shqiptarët edhe në periudhën e kaluar ka dëshmuar se i mbështetë të gjitha vendimet që kishin të bëjnë me ardhmërinë evropiane të shtetit, si propozimin evropian ashtu edhe zgjidhjet e tjera ligjore që ishin propozuar, vlerësoj se nëse bisedimet vazhdojnë në vullnet të mirë dhe frymë pozitive si edhe deri më tani, mund të ndodhë edhe zgjerim i shumicës qeveritare” – tha Dimitar Kovaçevski.

Edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë fundjavës konfirmoi se, po zhvillohen negociata për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Ai tha se, është herët të flitet për një epilog konkret por nuk përjashtoi mundësinë e futjes së ASH në qeveri. Ndërkohë, nga Aleanca për Shqiptarët ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë dhe as nuk kanë komentuar këto deklarata. Lideri i partisë, Arben Taravari pas takimit të së premtes me kryeministrin Kovaçevski, tha se ende nuk bisedohet konkretisht për hyrje në Qeveri, por nuk hodhi poshtë mundësinë që të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar, nëse marrin ofertë zyrtare. Por për këtë, ai tha se do të vendosin anëtarësia dhe organet partiake.

Related posts

MPJ-ja i dënon deklaratat iredentike të deputetit bullgar Kostadinov

Gazetamax.mk

23 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Gazetamax.mk

Franca nuk e konfirmon propozimin e liferuar në media

Gazetamax.mk