GazetaMax
Lajme

MPJ bullgare dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër

Shkup, 21 nëntor – Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ashpër e dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër, të kryer natën midis 20 dhe 21 nëntorit të vitit 2022.

“Veprime të tilla qëllimisht i pengojnë përpjekjet për vendosjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit si parime udhëheqëse në marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)”, kumtuan nga MPJ-ja e Bullgarisë.

Sipas tyre, emrat e klubeve bullgare nuk janë arsyeja për atë fushatë dhe potencojnë se “lideri i partisë më të madhe opozitare në Shkup tashmë haptazi po bën thirrje për mbylljen e menjëhershme të klubeve bullgare vetëm për shkak se janë bullgare, pa marrë parasysh si quhen”.

“Jemi të bindur se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë reagim në kohë dhe të duhur për atë që ka ndodhur”, theksohet në reagim.

Reagimi i autoriteteve në këtë dhe në rastet tjera të krimit nga urrejtja do të jetë tregues për seriozitetin që Qeveria e Shkupit e jep në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në procesin e anëtarësimit në BE, kumtuan nga MPJ-ja bullgare.

Related posts

BDI: Skandaloze fitorja e Putinit dhe mbështetja ruse në Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Konferencë ndërkombëtare me rastin e 95-vjetorit të matjeve gjeodezike dhe 75-vjet Drejtoria gjeodezike

Gazetamax.mk

Po rikonstruohet klinika e Nefrologjisë

Gazetamax.mk