GazetaMax
Ballina

Alkooli gërryen mishin e dhëmbëve

Një ndër pijet që ka efekte të dëmshme shëndetsore për organizmin tonë është alkooli. Nga kjo pije të rrezikuar më shumë janë dhëmbët.
Personat që konsumojnë shumë alkool mund të kenë probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, pasi alkooli acaron gjithë pjesët e buta dhe redukton pështymën. Lëkura e gojës është shumë delikate dhe alkooli gërryen mishin e dhëmbëve, faqet dhe lëkurën.
Përdorimi i alkoolit shkakton reduktimin e prodhimit natyral të pështymës, e cila ndihmon për heqjen e grimcave të mbetura të ushqimit dhe mbron dhëmbët nga aciditeti.
Po ashtu dëmton procesin e ndarjes së qelizave të indit, gjë që shpjegon faktin pse personat që konsumojnë shumë alkool janë të predispozuar për kancerin e gojës apo grykës.

Related posts

Ujë, mjaltë e limon esëll në mëngjes për forcimin e imunitetit

Gazeta Max

Nuk dukeni mirë me pamjen tuaj dhe kërkoni shpëtim? Medinglobe ju ofron zgjidhje, lexo dhe mëso më shumë

Gazeta Max

Veliaj: Shqiptarët në Maqedoni janë më të fortë se kurrë! Së shpejti kemi edhe kryeministrin shqiptar…

Gazeta Max