GazetaMax
Lajme

Analizë/ Çka fiton Qeveria e çka Aleanca për Shqiptarët me futjen e saj në Qeveri?

Shkup, 23 nëntor – Me javë të tëra po diskutohet mundësia e përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në këtë përbërje qeveritare. Kjo mundësi po krijon dilema të mëdha në opinion, për sa i përket pozicionimit të saktë së ASH-së. Por, në realitet cilat mund të jenë përfitimet reale për Qeverinë e cilat për ASH-në në rast të realizimit të një skenari të tillë. Qeveria aktualisht përbëhet nga 64 deputet që nënkupton nuk ka nevojë për ruajtje të shumicës, sepse është stabile. Nga ana tjetër Aleanca për Shqiptarët ka realizuar ndryshime drastike duke filluar prej lartë – poshtë, dikur e njohur si partia opozitare më e fuqishme që nuk mendon të futet në Qeveri pa legjitimitetin e popullit, sot po diskutohet për partinë e njëjtë por për qëndrime krejtësisht të ndryshme, shkruan Zhurnal.

Sa janë gjasat që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë?

Fakti që një gjë e tillë po diskutohet nënkupton se gjasat janë maksimale të ndodhë në të vërtetë. Përpos diskutimit të kësaj çështje, deri në këto momente nuk ka asnjë mohim e kundërshtim nga kjo parti për sa i përket inkuadrimit të tyre në Qeveri. Mes tjerash, kryetari i ASH-së në detyrë , Arben Taravari ka deklaruar që nuk kanë marrë ende ndonjë ofertë konkrete. Për dallim prej kreut të Alternatives, Afrim Gashi i cili pati deklaruar se bashkëpunon me djallin por jo edhe me BDI-në, pa menduar dy herë u fut në Qeveri dhe në bashkëpunim me BDI-në, nga ASH nuk kanë lënë deklarata të atilla, por mbi të gjitha kjo parti ka zhvilluar një opozitarizëm të fortë ani-qeverisë dhe anti-BDI-së.

Çka fiton Qeveria me futjen e ASH-së në këtë përbërje qeveritare?

Përbërja aktuale e Qeverisë është votuar në Kuvend më 16 janar të vitit 2022 me 62 vota “pro” dhe 46 “kundër”, pasi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski e fitoi mandatin për përbërje të Qeverisë nga Presidenti Stevo Pendarovski. Në mungesë të 12 deputetëve, njëri prej të cilëve ishte pjesë e shumicës, Ali Ahmeti, dhe Kastriot Rexhepi, nga Lëvizja Besa që me daljen a partisë së tij nga shumica, ky vazhdoi ende. Kjo nënkupton që Qeveria aktuale përbëhet nga një shumicë që mund të konsiderohet stabile prej 64 deputetësh.

Ndryshe, tani hyrja e ASH-së në Qeveri nuk është se garanton stabilitetin e Qeverisë, sepse kjo veçse është e garantuar, por ajo që mund të konsiderohet si përfitim apo interes i Qeverisë me hyrjen e ASH-së është fakti se krijon një terren të përshtatshëm për të qeverisur me vendin edhe për një mandat tjetër pa kurrfarë pengese.

Megjithatë, e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut është prioritet dhe duhet të zgjidhet me konsensus të gjerë politik e shoqëror. Sfidë e vendit është integrimi evropian e për të cilin duhet bërë me doemos ndryshimet kushtetuese, por për ndryshimet e tilla është i patjetërsueshëm koordinim më i gjerë politik, por ky është vetëm një justifikimi çastit që shfrytëzohet kjo situatë. Pra, Qeveria po dëshiron të manovrojë me atë se ka nevojë për zgjerim që të votohen ndryshimet kushtetuese, për të vazhduar rrugëtimin evropian.

Për të cilat janë të nevojshme 80 vota, tani shumica ka vetëm 64 deputet, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët ka 8 deputet, që në total do të kenë 74 deputet, pra do të nevojiten edhe 6 të tjerë. Mbase kjo nuk është as përfitim i qeverisë sepse nga ASH patën deklaruar se do të votojnë ndryshimet Kushtetuese në rast ndryshon edhe përkufizimi me përqindje nga Kushtetuta për gjuhën shqipe.

Përfitimi kryesor i Qeverisë nga hyrja e ASH-së në këtë përbërje qeveritare është vasaliteti dhe joshja e partive opozitare për të “kërkuar” kolaçin qeveritar, si dhe heshtja e zërit opozitar. Kjo mbase krijon një situatë që jetëgjatësia e kësaj qeveri të zgjatet edhe më shumë, si dhe është veprim strategjik që të dobëson opozitën që të garantojë pushtetin.

Çka fiton Aleanca për Shqiptarët me hyrjen e saj në Qeveri?

Aleanca për Shqiptarët dikur si partia më e fuqishme opozitare në kampin shqiptarë tani partia më e përfolur për hyrje në Qeveri, përfitimin e saj më të madh nga ky veprim mund ta ketë vetëm për “pozicionimin” e disa aktivisteve dhe militantëve partiak nëpër disa pozita që do t’i ofrohen, si dhe marrja e ndonjë institucioni me rëndësi në udhëheqje. Për arsye se kjo parti për një kohë të gjatë ka qëndruar në opozitë dhe ka shkaktuar një indinjatë tek aktivistët e votuesit që kanë të bëjnë me një parti që vetëm premton por asnjëherë nuk po merr në dorë mekanizmat përmes të cilave mund të realizojë ato premtime të dhëna.

Ndryshe, përfitim real i Aleancës për Shqiptarët nga hyrja e saj në Qeveri do të jetë infiuzion që do të ringjall këtë parti sepse është në kollaps, mbase ky veprim i tanishëm ngjanë shumë me atë të Alternatives që ishin të “detyruar” të futen në Qeveri para se të shkojnë në histori.

Ndërkaq, nëse shikohet për periudhë më afatgjate Aleanca për Shqiptarët është duke bërë një gabim me këtë veprim, sepse kemi të bëjmë për një periudhë të shkurtë të kësaj Qeveri, në fund të vitit 2022 të futet në Qeveri partia më e fuqishme opozitare, ndërkaq zgjedhjet normale në vitin 2024, kjo flet për një kohë shumë të shkurtë nga e cila mund të konsumohet vetëm opozitarizmi i kësaj partie, dhe të jetë një përparësi e pushtetit për zgjedhjet e ardhshme. /Zhurnal.mk

Related posts

Grubi: Populli dhe BDI-ja kanë nevojë për Ali Ahmetin

Gazetamax.mk

Anonimizohet aktgjykimi lidhur me ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Gazetamax.mk

Biznesi kërkon departizim të institucioneve për lehtësimin e procesit negociues me BE-në

Gazetamax.mk