GazetaMax
Ballina

Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!

Kombinimi i vërtetë i përbërësve të shijshëm dhe të shëndetshëm
Përbërësit:
– 1 filxhan krunde tërshëre,– 1 filxhan miell thekre,– 1 filxhan kos,– 1 filxhan arra të bluara,– 100 g miell kokosi,– 1 lugë sheqer stevia,– 1 filxhan bademe të bluara,– 4 lugë vaj ulliri,– 2 vezë.
Përgatitja:
Në një enë të thellë qitni krundet e tërshërës, miellin e thekrës, arrat dhe bademet e bluara.
Bëni një gropë të vogël në të dhe në të qitni vezët e tundura, sheqerin, kosin, kokosin dhe vajin e ullirit.
Të gjitha përzieni dhe nëse qulli është shumë i dendur, shtoni pak ujë.
Tretjen shpërndajeni në tepsinë e lyer me vaj dhe miell.
Piqni në furrë në 180 gradë Celsius 20-30 minuta. Kontrollojeni me pirun nëse është pjekur ëmbëlsira.

Related posts

6 shenja të një gënjeshtari patologjik

Gazeta Max

Nuk duhet ta bëni kurrë këtë gjë kur jeni në tualet

Gazeta Max

Artisja e njohur suedese Liza sjell në jetë princin e dytë

Gazeta Max